Konfiskohen 15 patentë shoferë, shqiptohen mbi 1000 gjoba

Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 27.01.2023-02.02.2023 në vazhdën e implementimit të planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka shqiptuar 1003 gjoba për kundërvajtësit në trafikun rrugor.

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë hetuar 15 aksidente të komunikacionit me dëme materiale si dhe 6 aksidenteve me të lënduar.

Gjatë kësaj kohe policia ka konfiskuar 15 patentë shoferë, thuhet në njoftim.