Konfiskohen 16 patentë-shoferë brenda javës në Gjilan
Policia në Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet rajonale të Policisë, gjatë periudhës kohore 01.03.2024-07.03.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë shqiptuar 1.405 gjoba për kundërvajtësit.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 16 ngasës.
Gjithashtu njësitet policore në kuadër të implementimit të planit operativ ‘’Këmbësorët’’ kanë vazhduar me shpërndarje të fletëpalosjeve me këshilla të ndryshme, si të përdorët vendkalimi i dedikuar për këmbësorë, respektim të semaforit, ecjen nëpër trotuare, mos përdorim i telefonit, dëgjueseve në vesh apo pajisjeve të tjera që mund të hutojnë, në rrugë pa trotuar ec në anën e majtë etj., thuhet në njoftim.

