Konfiskohen 400 kg kokainë, Prokuroria thërret konferencë

Pas aksionit të sotëm ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike, Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media. 

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit së bashku me Policinë e Kosovë, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e zhvilluar, e ku janë sekuestruar rreth 400 kg substancë narkotike.

Pjesëmarrës në këtë konferencë do të jenë nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës, Prokuroria e Posaçme të Republikës së Shqipërisë dhe nga organet përkatëse të Republikës së Italisë.

Konferenca do të mbahet nga ora 19:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.