Konfiskohen mbi 80 kilogramë drogë nga Policia e Kosovës

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka arritur që të kap rreth 80 kilogramë drogë të llojit heroinë.

Aksioni nga Policia është zhvilluar në terminalin doganor në Han të Elezit, e ku në këtë pikë raportohet se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Në lidhje me këtë rast Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media në orën 20:00.

Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë një postim në të cilin ka përgëzuar Doganën, Policinë dhe Prokurorinë e Kosovës.

“Kur mes institucioneve të ndryshme ekziston vullneti për bashkëpunim të sinqertë për të siguruar sundim të ligjit e luftë ndaj krimit të organizuar, rezultatet nuk mungojnë.

Përgëzime Doganës, Policisë dhe Prokurorisë!

83.5 kilogram heroinë më pak në treg, dy kriminel më shumë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar Svecla.