Kontradiktat e kësaj qeverie të shkarkuar dhe misioni i fitores elektorale

Shkruan: Muhamet Pajaziti

Demokracia ka rënë për toke në hapin e parë të tentimit për dirigjim dhe kontroll të rreptë, të shprehjes publike. Shembull është prononcimi i ministrit të Punëve të Brendshme dhe veprimi i juaj – shkarkimi. Nuk është bërë nami pse u shkarkua, mirëpo liri të fjalës dhe mendimit te ju s’ka.

Demokraci e shprehjes apo autokraci e kontrollit të fjalës së gojës?! Mbaj mend nga më të vjetrit që thonin se në sistemin e Enver Hoxhës e të shokut Tito, njerëzit janë kalbur nëpër burgje, vetëm pse kanë thënë një mendim që ndoshta ka qenë në kundërshtim me sistemin diktatorial, ose pse dikush e kishte dëgjuar një këngë për Shqipërinë.

Po e vazhdoj këtë shkrim edhe në tutje, duke spikatur thirrjen e këtyre qeveritarëve të rrëzuar e kryelartë, nga VV, të cilët na patën lodhur trurin e na zgjatën veshët duke folur e debatuar, duke ofruar argumente e duke marrë shembuj, demokracitë e botës perëndimore, për ligje dhe drejtësi.

Nuk vonuam shumë e u prekëm me drejtësinë. Edhe atë kush se, ky gjykatësi i rrugës, opozitës e debateve, ky aktori udhëheqës i VV-së u përballë me Kushtetutën si kryeministër, burimin e ligjeve të vendit, të Republikës, e të Kosovës tonë.

Nuk pata besuar se është shkelës edhe kur presidenti Thaçi, e dërgoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Jo more çfarë, thash me vete, Albini po e shkel kushtetutën, ky ligjin s’ta then e le ma Kushtetutën. Kështu pati proklamuar drejtësinë në vazhdimësi. Kur hotoro-hotoro, doli shkelës i saj. Aaa.. këtu u binda se ky s’është as për ‘Sudi’, as për ‘Kadi’ as për kryeministër, as për patriot, eu bre! A e di ky Kurti sa njerin e ka zhgënjyer!

Por, cilën kategori do ta mashtrosh herën tjetër për vota, o ti zotëri, e o ju argatë të këtij zotëriu, dëshmorët e familjet e tyre, juritët, ekonomistët e vendit apo ndoshta ata të cilët kanë synimet euro-atlantike.

Ambasadorja znj. Jacobson vite më parë e pati dhënë një mesazh të shkurtër që përshtatet në shumë situata e posaçërisht tani. “Mos e dhini punën”.

I kujtoj akuzat e shumta drejtuar në adresë e ish kryeministrit Mustafa dhe në adresë të presidentit Thaçi për politikën e jashtme, për humbjet e mëdha politike në arenën ndërkombëtare, ama pse vjen puna që unë me dëgju qeverinë e vendit tim, e besa kryeministrin e shkarkuar, që thotë në Parlament të Republikës se ‘Largimin e taksës… nuk po e kërkon askush tjetër pos Grenellit’.,, Eh mirë bre ti shoku Kurti, a e din kush është Richard Grenel, por a e din kush je ti në arenen ndërkombëtare. S’je hic bre. Bile, me ta heq like-n Ambasada e Amerikës, mendoj se duhesh me i ra vetes mas, e me kҫyrë ku e ke problemin.

Po kur të vjen edhe të flet njeriu i dytë pas presidentit të superfuqisë botërore edhe të thotë, ‘o ti jaran kjo është rruga’, mos e lodh kryt me analiza, sepse ata na kanë treguar rrugën edhe kur ne ishim në robëri, bile edhe atëherë kur ti e unë nuk ishim të lindur fare. Edhe para meje e para shumë të tjerëve, USA ishte mbështetëse e shqiptarëve dhe pikërisht ajo ka qenë aleati i vërtetë për ekzistencën tonë.

Patriotizmi i ardhjes në pushtet dhe paradoksi gjatë qeverisjes, janë tmerri i papërshkruar. Kjo sepse fjalimet, veprimet, demagogjia, filozofia politike, e veprimet fizike të VV-së, kanë qenë pothuajse në nivelin më të lartë patriotik derisa janë shkarravit për toke, e ndoshta një pjesë e madhe nëse jo publikisht, vetë me vetë kanë thënë, se këta qenkan patriota, atdhetarë e besa edhe po e bëkan bashkimin e trojeve shqiptare. Çka bënë këta? Ia morrën fytyrën familjeve të veta, elektoratit që i përkrahu e i bëri qeveritarë.

Më e keqja që emrin e dëshmorëve, grave të dhunuara, të burgosurve politikë, veteranëve e invalidëve e familjet e dëshmorëve, ky kryepatrioti i VV i pati bërë sikur pjesë e jetës. Në secilin fjalim publik i kishte pjesë të fjalës e aktrimit, por qëllimi ishte tashmë i njohur. Ardhja në pushtet. Pasi prekën në atë të mallkuar karrige, e pasi u ulën në ato vetura luksoze, pasi filluan ta ndjejnë fuqinë e burrështetasit, uni i tyre tejkaloi demokracinë, e besa edhe patriotizmin, e iu lëshuan livadhit, hamulloreve e malit, u dallëdisën. O hajde, hajde…

Ju shkelët edhe njëherë mbi të gjithë dëshmorët, ju nënҫmuat femrën shqiptare dhe vuajtjet e saj, ju e thyet edhe besën e dhënë tek familjet e dëshmorëve, te veteranët, invalidët e gjithandej. Kjo tashmë është dëshmuar nga vetë ju, me shprehjen tuaj, e cila ka prekur shqiptarët përtej kufijve. Ju përsëri deshët të tregoheni sanksionues duke shkarkuar këshilltarin tuaj, po këtë të gjithë e dimë që është një shaka, sepse populli bukën është duke e ngrënë ende.

Ju keni krijuar kauza politike sa ishit në opozitë, po a i keni të shënuara bre sa kamionat i keni futur nën rrugë me mallra nga Serbia, kinse për bojkot të prodhimeve serbe, e sot favorizoni ato. Edhe më keq, ju Serbinë e keni bërë faktor në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare dhe viktimë për periudhën e luftës. Më keqja Serbia ka arritur të fuqizohet e të paqllaiset nga ajo ҫka ka bërë në Kosovë, me lejen tuaj, edhe ate me 1000 teste.

Ju paskeni punuar në funksionin e demagogjisë, që popullorqe i bie, ‘arat me therra demagogu me t’i kthye në ara të mbushura me grurë. Kështu ishit e tash flisni e punoni, por nuk jeni në raport të drejtë as me qytetarin, e as me miqësinë tonë përtej kufijve. Ju, me vetëdije dhe për inat të oponentëve tuaj po rrënoni gjithçka.

Jeni të dështuar edhe në këto pak ditë qeverisjeje. Për që keni punuar për këto pak ditë duhet ta hedhni edhe paralelen e përqindjeve që i keni merak të të infektuarve me Covid-19, me numrin e popullsisë së Kosovës. Nëse e llogaritni ashtu vetëm ta dimë se ia kemi kaluar edhe Republikës së Shqipërisë me numër të rasteve, edhe pse jemi 1.7 milionë banorë, tash sdi çka u ba, apo kush i ka fajet për këto shifra në rritje.

Qofsha i gabuar, veprimet tuaja janë dokumente faktike që ju edhe në opozitë m, nuk i keni lënë vetes hapësirë për ta demantuar tjetrin, ose për ta akuzuar as për demokraci, as për patriotizëm, as për reciprocitet, as për integrime, as për miqësi ndërkombëtare etj.

Me rëndësi pulat dhe vezët e tyre i keni lënë në armpushim, salduesit e hekurishteve për dëmtim të gomave të veturave zyrtare pa punë, shtypshkronjat pa shtyp reklama, e muralet e qyteteve pa shkarravitje, besa edhe flamurin kombëtar s’jeni duke e bartë shumë…