Koronavirusi: 2 të vdekur, 18 persona në gjendje të rëndë
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2859 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 352 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 426 janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

