Ulet në 63 numri i pacientëve të spitalizuar me Covid

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se aktualisht, 63 pacientë janë të spitalizuar me Covid-19 dhe 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Numri i pacientëve që po trajtohen në kuadër të Shërbimit Spitlor Klinik dhe Universitar të Kosovës, si pasojë e COVID-19, është ulur dukshëm.

Sipas raporteve ditore nga klinikat e QKUK-së dhe 7 spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 153 pacientë, prej tyre vetëm 63 pacientë COVID-19, 105 me oksigjenoterapi dhe 6 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë nuk kanë asnjë pacientë nga Covid-19.

Në QKUK janë të shtrirë 92 pacient, 5 prej tyre në gjendje të rënduar. 93 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 5 në gjendje të rënduar dhe 63 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 31 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 61 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 60 pacientë

1 në gjendje të rënduar

29 të konfirmuar pozitivë

42 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 7 pacientë

Spitali i Gjakovës, 11 pacientë

Spitali i Pejës, 20 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë.