‘Koronavirusi do të digjet si kashta’ – parashikimi i epidemiologut kosovar nuk doli i saktë
Epidemiologu në pension Isuf Dedushaj kishte dhënë shpresa para dy vitesh duke thënë se gjatë stinës së verës virusi do të digjet si kashta.
Ai kishte parashikuar gjatë një interviste në RTV Dukagjini se maksimumi javën e fundit e prillit do të fillojë rënia e numrit të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën.
Gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.
Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, kishte thënë ndër të tjera epidemiologu Isuf Dedushaj.
Megjithatë, edhe ekspertët gabojnë te epidemitë e pa njohura. Do të ishte mirë sikur parashikimi i tij të dilte i saktë por nuk ndodhi. /Mediafokus.info

