Ky është rrëfimi rrëqethës i pacientëve që po përballen me COVID-19

“Coronavirusi është shumë i rrezikshëm, nuk mund t’i ecësh as dy shkallë”.

Kështu nis rrëfimi i mjekut gjilanas i cili po përballet me COVID-19 dhe po trajtohet në Rapartin e Intenzivës në Spitalin e Përgjithshëm.

“Më janë shfaqur fillimisht ethet, temperaturë, kollitje, ethe e më pas më është keqësuar gjendja. COVID-19 e kam marrë gjatë trajtimit të një pacienti, para dy javësh”, ka thënë ai, për Mediafokus.info.

E me vështirësi fliste pacienti tjetër 73 vjeçar, i cili ka apeluar përmes Mediafokus.info popullin e Kosovës që të mos e neglizhojnë sëmundjen, por t’iu përmbahen rrgullave kundër COVID-19.

Ndiqeni rrëfimin e dy pacientëve ekskluzivisht për Mediafokus.info: