Koronavirusi e lë me pasoja kryeministrin anglez, për çfarë problemi bëhet fjalë?

Kryeministri anglez, Boris Johnson ka pasoja nga koronavirsui. Ai ka pranuar vetë se koronavirusi ka ndikuar keq në shëndetin e tij edhe pse tashmë është shëruar.

Pasoja nga koronavirusi është se ai është dashur të vendosë syze, duke qenë se ka pasur probleme me shikimin pas daljes nga spitali.

“Zbulova se duhet të vë syze. Unë mendoj që problemi me shikimin mund të jetë për shkak të koronavirusit”, ka thënë Johnson.

Kujtojmë që kryeministri Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19 dhe kaloi disa netë në terapi intensive, por fatmirësisht tashmë gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe prej javësh vijon të jetë në krye të detyrës./mediafokus.info