Koronavirusi: Erdogan i mbyll kufijtë e Turqisë me Greqinë dhe Bullgarinë

Turqia njoftoi sot për mbylljen e kufijve të saj tokësorë me Greqinë dhe Bullgarinë, në kuadër të masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit.

“Pikat e kalimit me këto dy vende do të mbyllen për udhëtarët, duke nisur nga sot”, njoftoi ministri i Brendshëm.

Disa mijëra migrantë janë mbledhur në në kufirin grek që prej muajit të kaluar për të provuar të kalojnë në Europë.

Turqia ka pezulluar këto ditët e fundit lidhjet ajrore me 20 vende dhe ka marrë disa masa, si mbyllja e shkollave, për të luftuar kundër COVID-19.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, se është shënuar edhe viktima e parë nga koronavirusi. Ai është një i burrë, 89-vjeç.

Ministri i Shëndetësisë raportoi gjithashtu se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Turqi janë konfirmuar edhe 51 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të prekur në 98 persona.