Mustafa: LDK do të inicojë mocionin për mosbesim ndaj qeverisë Kurti

Isa Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka thënë se shqyrtuam dy problemet e fundit – rrezikun për prishjen e marrëdhënieve me SHBA-të, për shkak të mos heqjes së tarifës si dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu.

Ne nuk mund të lejojmë prishjen e marrëdhënieve me SHBA, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, sot ndodhi një veprim i papritur i zotit Kurti, me shkarkimin e ministrit tonë pa një konsultim paraprak.

Kjo flet se zoti Kurti nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne.

Prandaj kemi vendos që LDK të inicojë mocionin për mosbesim ndaj qeverisë Kurti./mediafokus.info