Hoti: Vetëvendosje s’beson as në Zot, as në shtet

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, krahas premtimeve që po iu jep qytetarëve, po thumbon edhe kundërshtarët e tij politikë.

Në Kaçanik, thumbat i drejtoi ndaj ish-partnerit të koalicionit, Lëvizja Vetëvendosje.

“Në vitin 2021 po na duhet të kthehemi në mbrojtje të vlerave të shtetit të Kosovës, të mbrojtjes së shtetit, shtet. Sepse kemi disa kundërshtarë të majtë që s’kanë besim as në Zot as në shtet, në asnjë gjë. Shërbehen me parulla që e kanë gjenezën në atë sistemin që LDK-ja ka punuar shumë me e përmbysur. Në listën e tyre gjeni njerëz të tillë. Gjeni njerëz që janë adhurues të komunizmit, ekstremistë të tana llojeve”.

“Në LDK ka njerëz akademikë, patriotë, të rinj e të reja dhe që nuk i janë ndarë rrugës së LDK-së që 30 vjet dhe duke i shërbyer vizionit të LDK-së i kanë shërbyer shtetit të Kosovës”.

“Kosova është ndërtuar me plot ngjarje që kanë ndodhur në vitet e 90-ta, me luftën e armatosur, por edhe me planin e Ahtisaarit është ndërtuar, të cilin e kanë kundërshtuar këta që janë në garë. Njerëzit e LDK-së kanë pasë vizion që nga vitet e 90-ta se kah duhet të shkojë ky shtet. Po ashtu, të vetëdijshëm se shteti s’bëhet për një ditë”.