LDK po shkelet në vijat e kuqe
ARBËR ISMAJLI
Në kohëra të rënda, sfidat janë të rënda dhe natyrisht, kërkohen burra dhe gra të cilët dinë dhe munden të dalin faqebardhë.
LDK, po shkelet në vijat e kuqe, të cilat janë boshti i sfidave, jo vetëm për politikat programore, por edhe në atë të partneritetit me ndërkombëtarët, si ura të qenësisë dhe ekzistencën e Republikës sonë.
Jam nga ata që dua të shoh LDK-në të liruar nga letergjia pasive kundrejt përgjegjësive nëpër të cilat po kalon vendi!
LDK, duhet të shpërfaqë guximin dhe kurajën se vendi ka lidership të gatshëm për të betonuar shtratin e Republikës sonë.
Na duhet një bashkim mendimesh dhe sinergjie, që të përballojmë këtë kohë të rëndë.
Këtë ja kemi borgj vendit tonë!
Bashkë me suksese të reja!