Koronavirusi i merr jetën edhe avokatit kosovar Muhamet Shala
Koronavirusi i ka marrë jetën edhe avokatit kosovar Muhamet Shala. Avokati i njohur ka ndërruar jetë mbrëmë.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët, përmes rrjeteve sociale, të cilët kanë po ashtu kanë njoftuar se Muhameti ishte në një betejë me virusin prej dy javësh.
Për shkak të situatës me pandeminë varrimi i të ndjerit bëhet sot, në prani të familjarëve të ngushtë.