Koronavirusi: Maqedonia aplikon orën policore 21:00-06:00
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot shpalli orën policore në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim me të cilën për herë të parë në histori të vendit kufizon lëvizjen e qytetarëve në tërë terrorin. Nga nesër fillojmë me kufizimin e lëvizjes së njerëzve për shkak gjendjes me coronaviurs.
Duke filluar prej nesër nga ora 21:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit çdo ditë do të ndalohet lëvizja e qytetarëve, gjegjësisht do të ketë orë policore”, tha Spasovski.
Kryeministri shtoi se nga kjo masë nuk përfshihen personat të cilët kanë nevojë për ndihmë mjekësore urgjente.

