Koronavirusi merr edhe një jetë nga bluzat e bardha
Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër infermiereje. Bëhet fjalë për 59-vjeçaren Nurie Baca.
Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Infermierit, i cili në një reagim në Facebook thotë se “një tjetër infermiere u largua nga armata”.
“Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja, Nurie Baca, 59-vjeç, e prekur nga covid-19.
Dashuria për profesionin, shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet.
Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

