Studim: Vetetëmiat janë shkaktare të jetës në tokë

Njerëzimi i ka frikë vetetëtimat, sepse ato janë shkarkim energjie që vret kur bien në tokë. Por, studimet e fundit po tregojnë se pikërisht vetetëtimat janë shkaktare të jetës në tokë. 

Një nga përbërësit kryesor për të cilin ka nevojë jeta, është fosfori dhe numri i madh i vetëtimave që goditën planetin tonë rreth 4 miliardë vite më parë, mund të ketë çliruar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar themelet e jetës.

“Fosfori nevojitet te molekulat që formojnë strukturat bazike të qelizave dhe membranat qelizore. Ky element ishte i fshehur në tokë, i bllokuar brenda mineraleve”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Benjamin Hess.

Studimi u publikua të martën, në revistën “Nature Communications”.

Deri më sot, mendohej se meteoritët ishin ata që i dhanë tokës elementët e duhur për të nisur jeta në planetin tonë.