Koronavirusi ndryshon rregullat e faljes së xhumasë
Koronavirusi e ka ndryshuar botën dhe shumë prej rregullave të saj. Edhe në xhami do të ketë rregulla të reja tani për tani në faljen e xhumasë.
Bashkësia Islame e Kosovës ka rekomanduar që namazi i xhumasë, gjatë ditës së nesërme të organizohet dy herë, në komunat të cilat janë më të mëdham, si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova.
Krerët e BIK-ut kanë kërkuar nga besimtarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, duke ruajtur distancën fizike, vendosjen e maskave, kryerjen e abdesit në shtëpi.
Nga të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike është kërkuar tës mos i frekuentojnë xhamitë, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve./mediafokus.info

