Kapuçino 24 karat, serviret në Dubai vetëm për 26 dollarë

Një nga hotelet më të njohura në botë, po e çon ekstravagancën në tjetër nivel, duke ofruar kapuçino të bërë me flori të vërtetë, 24 karat.

Hoteli Burj Al Arab në Dubai, tashmë sinonim i luksit, e ofron pijen e veçantë në lokalin “Sahn Eddar lounge”. Kapuçinoja bëhet me kafe 100% arabe dhe me shkumë qumështi, që është përzier me flori 24 karatësh

Pija është mëse e sigurt për t’u konsumuar. Përveç floririt, ka edhe qumësht organik, pluhur dhe kokrriza floriri italian.

E gjitha shërbehet me filxhanë që, sigurisht, janë të larë me flori dhe kushton vetëm 26 dollarë./abcnews.al