Eksperti amerikan: Fatkeqësi që Kosova po lihet jashtë Minishengenit, situata në Shqipëri e tmerrshme

Ideja e krijimit të Minishengenit ballkanik, mban sot takimin e tretë në Tiranë. Të pranishëm janë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçië, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Kosova nuk është e pranishme në këtë takim, për faktin se Presidenti i saj e ka refuzuar këtë takim.

Në lidhje me këtë takim, eksperti i njohur të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe të Ballkanit Perëndimor, nga Universiteti i John Hopkins në SHBA, Edward P. Joseph, thekson për gazeta “Shekulli” se nëse Kosova nuk do të jetë pjesë e këtij projekti, do të jetë një fatkeqësi.

Ai i kushton vëmendje edhe rolit që do të luajë Bashkimi Europian në këtë proces. Ndërsa në lidhje me krizën politike në Shqipëri, Z. Joseph thekson se, Shqipëria ndodhet në një situatë të tmerrshme dhe të turpshme.