Kosnett i ashpër: Liderët kanë përgjegjësi për dekurajimin e racizmit, seksizmit e homofobisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, kritikuar ashpër retorikën politike në Kosovë, e cila po degradon në racizëm, seksizëm dhe homohobi, shkruan Mediafokus.info.

“Reotirka politike në Kosovë, sikurse në vendet tjera, shpesh degradon në racizëm, seksisëm dhe homofobi. Kjo poshtëron ata që bëjnë sulme të tilla dhe ata që i tolerojnë ato. Liderët kanë përgjegjësinë për të dekurajuar një shëmti të tillë. Fokusohuni në fakte, jo në ofendime”, ka shkruar ambasadori Kosnettt në tëitter, transmeton Mediafokus.info.

Ofendime rreth orientimit seksual ka marrë kohëve të fundit nga një pjesë e kosovarëve edhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Ai pati thotë se këto veprime duhet dënuar.

“Shikoni, kam parë komente ku thuhet se unë po gënjej dhe kam marrë shumë mesazhe nga njerëzit që po përpiqen të përdorin ofendime homofobike ose anti-homoseksuale. Unë nuk besoj se këta njerëz janë shumica në Kosovë ose në rajon. Kjo qartazi duhet të dënohet”, ka thënë Grenell/Mediafokus.info/