Kosova e nis keq, pëson nga Suedia në kualifikimet për Botëror
Kombëtarja e Kosovës e ka nisur keq fushatën e eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022, duke pësuar 3-0 nga Suedia, në ndeshjen e saj të parë në Grupin B.
Ka qenë Ludëig Augustinsson që e zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të kur realizoi pas asistimit akrobatik nga Zlatan Ibrahimovic.
Mysafirët shënuan edhe një herë tjetër para përfundimit të pjesës së parë.
Alexander Isak shfrytëzoi një tjetër reagim të dobët në mbrojtjen e Kosovës ër të dyfishuar avantazhin në minutën e 35-të.
Pas intervalit, Suedia përmirësoi edhe më tepër lojën e saj dhe kjo iu shpagua në minutën e 70-të kur Sebastian Larsson realizoi nga penalltia. Ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Kosova e mbylli ndeshjen me 10 futbollistë pasi rezervisti Bernard Berisha u ndëshkua me karton të kuq – dy të verdhë – edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 83-të.
Kosova në ndeshjen e ardhshme është mysafire e Spanjës, të mërkurën.

