Kosova i del në ndihmë Kukësit për t`i mposhtur zjarret

Zjarret që kanë kapluar një numër të madh shtetesh në rajon dhe përtej, shkaku i temperaturave të larta, po edhe i pakujdesisë njerëzore, kanë përfshirë edhe disa zona në Shqipëri. Një betejë e ashpër me flakët po zhvillohet edhe në Kukës. 

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Kosovës pasi situata atje duket kritike. Natyrisht se kjo ndihmë nuk do të mungojë dhe tashmë në zonat e përflakuara ndodhen pjesëtarë të ushtrisë dhe të zjarfikësve të Kosovës, për të ndihmuar autoritetet vendore për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Bëhet me dije se shërbimeve zjarrfikëse në Kukës, u janë bashkuar 100 forca nga Kosova, prej të cilëve 50 do të operojnë tek zona e quajtur Laku i Thive dhe 50 do të ndërhyjnë tek Qafa e Kumbullës./Mediafokus.info