Kosova ka aktualisht 1 mijë e 485 raste aktive me COVID-19
Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, në javën e fundit, ka bërë që të rritet numri i rasteve aktive, transmeton Mediafokus.info.
Aktualisht, Kosova ka 1 mijë e 485 raste aktive me COVID-19, sipas shifrave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Gjatë ditës së djeshme u konfirmuar rritja e ndjeshme e numrit të rasteve të reja – 148.
Totali i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 16.754, 14.617 janë shëruar, dhe 653 raste të vdekjeve./Mediafokus.info/

