Ky ushtar në Zvicër është vëllai i politikanit të njohur kosovar

Ushtari i Ushtrisë së Zvicrës në këtë foto, i armatosur deri në ‘dhëmbë’, është vëllai i politikanit të njohur kosovar, nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri, transmeton Mediafokus.info.

Sela, vëllai i Lutës, sot feston ditëlindjen. Ky i fundit ka zgjedhur një dedikim të veçantë për vëllain, në urimin e ditëlindjes, teksa ia ka bashkangjitur fotografinë në kohën sa ishte në shërbim ushtarak në shtetin helvetik, Zvicër.

“#Ky është vëllau im, Sela Lush Haziri, në sherbim të ushtrisë zvicerane ku jeton. Vllau i vogël, i dashur, profesionist i mirë e, mbi të gjitha, i dashur me familjen! Pinjolli i kater Heronjve të Tokave Shqiptare! #Urime vëllau im ditëlindjen! Të duam përjetë e mot! Luta@Mika me Këngën, Lotinën, Mimasin e Lumin. Urime Grande! #Shqypnia e Shqiptarëve”, ka shkruar Haziri, në profilin e tij në Facebook./Mediafokus.info/