Kosova mbetet në duart e Vjosa Osmanit
Pas dorëheqjes së Presidentit Hashim Thaçi, postin e tij, sipas Kushtetutës së Kosovës, e ushtron kryeparlamentarja, që në këtë rast është Vjosa Osmani, shkruan Mediafokus.info
Ajo do ta drejtojë Zyrën e Presidencës deri në një zgjidhje tjetër, e cila mund të arrihet, qoftë përmes marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike, qoftë zgjedhjeve të reja nacionale.
Vjosa, momentalisht është pa parti politike, pas prishjes me LDK-në, ndërkaq kryeministër mbetet Abdullah Hoti, por që nuk përjashtohet mundësia të ketë ndryshime edhe në qeveri, nëse ndërkohë Gjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm zgjedhjen e tij, shkaku i një vote të kontestuar. /Mediafokus.info/

