Kosova miraton vaksinimin për fëmijët nga mosha 5-11 vjeç
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar vaksinimin kundër COVID-19 edhe për fëmijët e moshës 5-11 vjeç.
MSH ka treguar se kanë siguruar doza pediatrike të vaksinës anti-COVID, si donacion nga SHBA-ja, përmes COVAX-it, derisa kanë siguruar edhe materiale përcjellëse për vaksinim.
“Pas sigurimit ditë më parë dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

