Kosova në këmbë për çlirimtarët

UÇ K – tri shkronja të arta që për mijëra qytetarë u kthyen sërish në një thirrje të përbashkët: LIRI PËR ÇLIRIMTARËT!

Prishtina të shtunën u mbush me flamuj kuq e zi, flamuj të UÇK-së, fotografi të ish-krerëve të saj dhe mijëra qytetarë të ardhur nga të gjitha anët e Kosovës, por edhe nga Shqipëria dhe diaspora.

Rreth 100 mijë qytetarë, sipas vlerësimeve të organizatorëve, iu përgjigjën thirrjes për “Marshin për Liri”, i cili nisi në orën 14:00 në sheshin “Skënderbeu”, vetëm pak ditë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

 Nga qytete e fshatra të Kosovës, qytetarët u nisën drejt Prishtinës me flamuj në duar, pankarta dhe fotografi të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në shesh kishte vetëm një turmë, një zë dhe një mesazh: