Kosova nesër feston Fitër Bajramin, ja kur hapen dyert e xhamive

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në mbarë botën nesër festojnë Fitër Bajramin, festë kjo e cila vjen pas agjërimit të 30 ditëve të muajit Ramazan, shkruan Mediafokus.info.

Për shkak të pandemisë COVID-19, Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar vendimin për faljes së namazit të Bajramit të Madh.

Sipas këtij vendimi, namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, ndërkaq dyert e xhamive hapen dhjetë minuta para faljes së namazit të Fitër Bajramit, përcjell Mediafokus.info.

Ndryshe, namazi i Fitër Bajramit falet në ora 5:53./Mediafokus.info/