Kosova një hap larg Ligës B, finalja me Islandën luhet në Spanjë

Kosova do të luajë në Murcia përballjen e dytë ndaj Islandës, ku në lojë është një vend në Ligën B të Kombeve.

‘Dardanët’ fituan me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar ditë më parë në ‘Fadil Vokrri’ falë golave nga Lumbardh Dellova dhe Elvis Rexhbeçaj.

Kosova synon fitoren për të arritur të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhë është afër qëllimit.

“Dardanët” të dielën nga ora 18:00 do ta luajnë ndeshjen e kthimit ndaj Islandës në Murcia të Spanjës.

Edhe pse Franco Foda në këtë ndeshje do të jetë pa Valon Berishë, Arijanet Muricin dhe Donat Rrudhanin, pjesa tjetër e ekipit duket që është gati për histori.