Kosova po mbrohet shumë mirë nga vala e katërt e COVID-19
Me numrin më të vogël të të infekturave në Evropë, Kosova po mbrohet shumë mirë nga vala e katërt e pandemisë COVID-19, e cila ka përfshirë gjithë rajonin.
Rastet e reja me COVID-19 vazhdojnë të mbesin të ulëta, ndërsa numri i viktimave ka rënë në zero ditëve të fundit.
Në nivel vendi kanë mbetur 407 raste aktive.
Dje janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 474 testime të kryera.
Komunat me numrin më të madh të rasteve aktive janë Prishtina, me 69 raste, Ferizaj me 45, Kamenica me 34, Prizreni me 31, Gjilani me 24, Klina me 22 e të tjera.

