Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore, rreth 53 mijë punëtorë e lëshuan vendin e punës vjet

Kosova rrezikon të mbetet pa fuqi punëtore. Të paktën kështu po kuptohet nga deklaratat e krerëve të Sindikartës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Jusuf Azemi nga kjo sindikatë po thotë se pagat e ulëta dhe pasiguria në vendin e punës janë disa nga arsyet që po detyrojnë punëtorët ta lëshojnë vendin e punës.

Sipas tij veç në vitin që lamë pas, 53 mijë punëtorë u larguan nga puna. Kështu thotë Azemi për Front Online.

Gjatë këtij viti ende nuk kemi ndonjë informacion të saktë, ndërsa në vitin 2022 kanë lëshuar punën 53 mijë persona kurse në vitin 2021, 41 mijë e 700 persona u larguan nga puna. Punëtorët e sektorit privat që kryejnë shërbime për institucione shtetërore gjendja e tyre është shumë më e rënd pasi që buxheti i tyre varet nga buxheti i Qeverisë. Kompanitë që nuk kanë asgjë të përbashkët me Qeverisë kushtet janë pak më të mira, por pagat e ulëta, pasiguria në punë janë arsyet kryesore që largohen nga puna”, u shpreh Azemi.