Glauk Konjufca zgjidhet kryetar i Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për zgjedhjen e Glauk Konjufcës për kryetar të kësaj legjislature, e teta me radhë, i cili vjen nga LVV.

Për Konjufcën votuan 69 deputetë, 33 ishin kundër, abstenime nuk pati.

Nënkryetarë të Kuvendit u zgjodhën Saranda Bogujevci, Bedri Hamza, Kujtim Shala, Sllavko Simiq (komuniteti serb) dhe Bekim Arifi (komunitetet tjera, ku zgjedhja bëhet me rotacion nga grupet e komuniteteve).

Glauk Konjufca, prej këtij momenti është edhe ushtrues detyre i Presidentit të Kosovës.