Xhavit Haliti votoi për Konjufcën kryetar Kuvendi

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për kanë votuar shumica e deputetëve, përfshirë edhe Xhavit Halitin (PDK).

Haliti, i cili njihet si institucionalist, ishte i vetmi nga PDK-ja, si parti opozitare që dha votën për zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.

Subjektet tjera opozitare, përfshirë edhe pjesën  tjetër të PDK-në, votuan kundër këtij propozimi.

Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.