“VV mund të na befasojë: Arben Vitia Kryeministër”

Albert Krasniqi i KDI-së, thotë se Vetëvendosje mund të na befasojë me Arben Vitinë ose ndonjë emër tjetër për kryeministër.

Kjo pasiqë Kurti deri në shtator e ka në fuqi dënimin dhe disa parti kanë paralajmëruar se ai mund të përfundojë në Kushtetuese si kryeministër.

“Të shohim tani kush do të jetë kandidati, mund të na befasojnë me një kandidat tjetër. Mund të jetë zoti Vitia ose dikush tjetër nga radhët e VV-së deri në afatin e skadimit të muajit shtator, e pastaj ai të dorëhiqet e pastaj të zgjidhet zoti Kurti”, ka thënë Krasniqi në Dukagjini.