Formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur

Është formuar Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve të zgjedhur, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Ky komision do të përbëhet nga një anëtarë nga secili parti parlamentare.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është Adnan Rrustemi, Ganimete Musliu nga PDK, Besian Mustafa nga LDK, Time Kadrijaj nga AAK dhe nga një anëtar të partive të komuniteteve joshumicë.