Kosova ‘shërohet’ nga koronavirusi, më së paku raste aktive në Ballkan dhe Evropë
Vala e katërt e koronavirusit është përhapur tashmë në shumë vende të Evropës, përfshirë edhe shtetet ballkanike, ndërkohë që Kosova po vazhdon të ‘shërohet’ nga epidemia e shekullit, e cila deri tani ka marrë mbi 5 milionë jetë njerësish në botë.
Për dallim nga shtetet fqinje, Kosova regjistron brenda 24 orëve 10-20 raste infeksionesh. Dje u raportuan vetëm 6 raste.
Në raportin e fundit IKSHPK bëhet e ditur se gjithsej në Kosovë janë 429 raste aktive.
Vaksinimi ka ecur mirë deri tani, kur janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës anti-COVID-19.

