Kosova vazhdon me shifra alarmante, 18 të vdekur e 1,891 raste pozitive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 1,891 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 13,120 personave të dyshuar për COVID-19.