Kosova vendosi të mos reagojë në mënyrë preventive kundër koronavirusit

Dje ishte paralajmëruar vendimi për mbylljen e shkollave në Kosovë, deri më një prill, si masë preventive ndaj koronavisruit, por çuditërisht, autoritetet vendosën të vazhdojë mësimi.

Në vend se të aplikohen masa preventive, për të shpëtuar sa më lehtë nga kjo epidemi, që po gjunjëzon edhe shtete të fuqishme të botës, Kosova vendosi ta sfidojë virusin, duke rrezikuar popullatën.

A do të jetë në gjendje Kosova të menaxhojë një epidemi të tillë, nëse shpërthen në përmasa më të gjera, mbetet të shihet, por kapacitetet profesionale dhe teknike spitalore, nuk duken premtuese.

Të paktën, kështu e kanë përshkruar gjendjen në Klinikën Infektive, ata që janë ndaluar për verifikim.

Kosova vendosi dje ta sfidojë virusin kinez, i cili ka arritur në fqinjësi dhe po sillet vërdallë nesh./mediafokus.info