Agim Ademi premton mbështetje të madhe në gala mbrëmjen humanitare të Gjilanit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i është bashkangjitur aksionit të Komunës së Gjilanit, përkatësisht gala mbrëmjes humanitare Pak nga ne, shumë për ata, e cila i dedikohet familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Në një prononcim enkas për portalin Mediafokus.info, Ademi ka premtuar mbështetje të madhe në këtë mbrëmje.

“Me kënaqësi i jemi bashkangjitur aksionit të kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, si Federatë e Futbollit të Kosovës. Si Agim Ademi e kam pasion humanizmin dhe bashkë me shokët e mi do ta japim kontributin tonë. Premtoj një mbështetje të madhe sonte”, ka thënë Ademi për MediaFokus.

Ademi tha se Federata e ka mbështetur familjen Abazi edhe përmes një fondi të Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan.

Në tavolinë të përbashkët me presidentin Ademi është edhe ndihmës selektori i Kombëtares, Muharrem Sahiti, presidenti i SC Gjilani, Florim Zuka e zyrtari për sport i Komunës së Gjilanit, Malazog Hoxha,

Mbrëmja humanitare Pak nga ne, shumë për ata, fillon pas pak minutash. /MediaFokus/