Surdulli: Liria ishte larg, e sollën Nushi e Tefiku

Asamblisti i Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shefik Surdulli, ka thënë se liria ishte shumë larg, por atë e sollën dëshmorët, Tefik e Hanumshahe Zymberi.

Ja statusi i plotë i Surdullit në profilin e tij në Facebook:

Në nderim të Dëshmorëve, sot HERONJË, Nushe dhe Tefik Zymberi.

Me bashkëveprimtarët e respektuar, Abdyl Bajrami dhe z. Gani Neziri.

Me konsideratën më të lart!

Liria ishte shumë larg! Atë e sollën mbi supe, me luftën e tyre të drejtë, me mundime të mëdha deri në flijim Nushja e Tefiku, me bashkëluftëtarë tjerë: dëshmorë e të gjallë!

LAVDI!, ka shkruar Surdulli./MediaFokus/