Çfarë porosie i dërgoi Ramës reperi nga Presheva Gold AG?

Takimi në Tiranë i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e ka nxitur reperin nga Presheva që të reagojë përmes vargjeve, ku ai shpreh gjithë revoltën e tij për mini-shengenin ballkanik.

Takimin në Tiranë e ka bojkotuar presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj. Plagët e luftës së vitit 1999 ende janë të freskëta në shpirtin e shqiptarëve të Kosovës, ndërsa dihet se Vuçiq ishte pjesë e atij sistemi represiv, të cilin u desh të reagojë bota për ta ndalur.

Gold AG reagimin e tij përmes vargjeve e ka shpërndarë në rrjetet sociale, që është një lloj revolte ndaj vendimit të kryeministrit të Shqipërisë për të mirëpritur presidentin serb në Tiranë.

 Ky është postimi i plotë i reperit në facebook:

“Edi Ramë o Edi Ramë e prite shkaun në Tiranë,
A harrove që Kosova atë Shqipni e thërret nanë.

Edi Ramë i vure pikë e prite shkaun me muzikë,
Në këtë natë krejt Kosovës mbrapa shpinës i vure thikë.

Edi Ramë o Edi Ramë athu kush xhepat ti mbushi,
Mos mendo se biri shkinës t’do më shumë sesa Ramushi.

Edi Ramë o Edi Ramë mjer Shqipnia e mjerë shteti,
Je bo si ai personazhi “Me vlla n’gjyq me baxhanak n’deti”

Edi Ramë mendo pak se ai fëmijët na i vrau n’prag,
Shiko kur i flet për dore mos po ta bënë dorën me gjak.

Edi Ramë mjerë për ty Edi Ramë mjerë për ne,
Thuj shkavellit kur t’nis himni mos t’çohet n’kam por le t’hin n’dhe.

Edi Ramë o mjekërr bardhë n’pikë t’mëngjesit t’kemi ardhë,
Por si duket puna jote po na del bisht me dardhë.

Edi Ramë o Edi Ramë bëj çka dush kur nuk ke marre,
POR DIJE QË S’TA BËN HALLALL GJAKU I FMIVE NËPËR VARRE”, ka shkruar Gold AG.