AR Katana dhuron 25 mijë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Biznese dhe qytetarë të shumtë të Gjilanit dhe më gjerë po i përgjigjen masivisht aksionit të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri për të kontribuar me donacione për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Në këtë mbrëmje “Pak nga ne, shumë për ata”, presidenti i kompanisë AR Katana dhuroi 25 mijë euro.

Muhamet Ajrullahu ka ndihmuar edhe në forma të tjera të dëmtuarit nga tërmeti.

Shuma të konsiderueshme të mjeteve kanë premtuar edhe biznese e kompani tjera të Gjilanit dhe regjionit.