Kosovarët po vetëdijesohen, bie importi i mallrave nga Serbia

Masa e sigurisë e vendosur tre muaj më parë nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe ka ndikuar që të rritet importi nga Shqipëria dhe Maqedonia Veriore.

Produktet nga Serbia po zëvendësohen po ashtu edhe me produkte nga Bashkimi Evropian.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vendet e CEFTA-s në muajin korrik 2023, arritën në 73,9 milionë euro, ose 14,4% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej 16,4%.

Sipas këtij raporti vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,9%), Shqipëria (5,4%), Serbia (1,3%).

Megjithatë, ekspert të ekonomisë kërkojnë që masa ndaj produkteve të Serbisë të analizohet nga Qeveria, pasi sipas tyre, kjo është në dëm të vendit.