Kosovarët të “zhytur” në kredi, mbi 236 milionë euro vetëm gjashtë mujorin e këtij viti

Qytetarët e Kosovës kanë numër të lartë të kredive në banka.

Nga Shoqata e Bankave të Kosovës kanë treguar për GazetaBlic se vlera e kredive për gjashtë mujorin e këtij viti është 236.5 milionë euro.

“Vlera e kredive të reja të raportuara deri në muajin qershor të vitit 2024 është 236.5 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e shoqatës.

Po ashtu, shoqata ka treguar dhe për rritjen e kërkesave për kredi nga qytetarët, derisa theksohet rritje prej 17.6 për qind.

“Vlera e kredive të reja të raportuara deri në muajin qershor 2024 është 236.5 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 kjo vlerë është 17.6% më e lartë”, thonë nga Shoqata e Bankave të Kosovës për Gazeta Blic.

Në lidhje me pagesat e kredive me kohë nga kosovarët, SHBK potencon se kredi jo performuese të raportuara në këtë dikaster deri në muajin qershor të këtij viti janë 2.1 %.

“Kreditë jo performuerese të raportuara deri në qershor 2024 janë 2.1%. Duke marrë për bazë këtë përqindje dhe krahasuar me vendet e tjera, Kosova qëndron mjaft mirë sa i përket kredive jo performuese”, thuhet në përgjigjen e Shoqatës së Bankave të Kosovës.