Kosovarët zgjedhin të festojnë në Shqipëri 15 vjetorin e Pavarësisë

Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova kanë mësyrë sot drejt Shqipërisë. Ata kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë.

Pika kufitare në Morinë është përballur me këtë fluks që në orët e para të mëngjesit.

Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.

“Urime për të gjithë shqiptarët festën e Pavarësisë së Kosovës. Do të festojmë në Shqipëri si shqiptarë që jemi.”, u shpreh njëri prej tyre.