Lutfi Haziri apelon qytetarët që ta shfrytëzojnë edhe orën e fundit për të votuar 

Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, në konferencën për media të orës 18:00, ka apeluar qytetarët që ta shfrytëzojnë orën e fundit për të votuar. 

Haziri tha se të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit duhet të qëndrojnë deri në numërimin e fundit të votave.

Ai ka bërë të ditur se deri në ora 18:00, kanë votuar 46 për qind e gjilanasëve, ose mbi 43 mijë votues.

Krahasuar me totalin e vitit 2019, del se deri tani dalja e votuesve është për 3 mijë më pak votues.

 Haziri tha se deri tani nuk ka pasur incidente që do ta lëndonin procesin zgjedhor.