Kosovarët ‘zhvendosen’ në Shqipëri për fundjavë shkaku i kufizimeve në vend

Një numër i madh i kosovarëve kanë mësyrë dje pasdite e sot në mëngjes Shqipërinë për të kaluar fundjavvn. Shkak për këtë ‘zhvendosje’ masive nuk është vetëm pushimi treditor, por edhe masat e vëna nga qeveria.

Në pikën kufitare ë Vërmicës shihen kolona të gjata automjetesh që tanimë kanë marrë rrugën për në Shqipëri për ta kaluar fundjavën.

Kosova aktualisht gjendet nën masa të rrepta anti-COVID19, që përfshijnë orë policore dhe mbylljen totale të gastronomisë, përveç me ‘take away’.

Shkaku i kolonave të gjata, pritjet në këtë pikë kufitare shkojnë deri në gjysmë ore e më shumë.