Kosovari hyn ilegalisht në shtetin e tij, me vete kishte një radiolidhje

Një shtetas kosovar është kapur nga policia duke hyrë ilegalisht nga Republika e Serbisë në Kosovë, tek i cili është gjetur edhe një radiolidhje. Rasti është cilësuar si ‘kalim i pa autorizuar i kufirit’.

Fsh. Tashefc 16.11.2020 – 16:01. Nga njësiti policore është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar përmes rrugëve alternative, duke iu shmangur vendkalimeve kufitare kishte kaluar kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.